Osmani: MPJ me grup pune në heqjen e vizave për qytetarët e RMV-së për në SHBA

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani ditën e sotme brenda këtij dikasteri ka krijuar grup pune
me detyrë të punojë në heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisê sê veriut për në SHBA. Përmes publikimit në fejsbuk Osmani thotë se Ky hap është një konfirmim tjetër i angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar partneritetin tonë strategjik.

Marketing

Ja postimi i plotë i Osmanit:

Sot krijova grup pune brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme me detyrë të punojë në heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisê sê veriut për në SHBA.

📌 Procesi i heqjes së vizave për shtetasit tanë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është një proces i gjatë dhe kompleks, por duke pasur parasysh angazhimin tonë për forcimin e partneritetit mes nesh, kushtet janë krijuar për të filluar atë. Konfirmimi më i madh i kësaj është pranimi i vendit tonë në Aleancën e NATO -s, por edhe përparimi i bërë në fushën e sigurisë, si një vlerë shtesë e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. 🇲🇰🤝🇺🇸
📌 Përfundimi me sukses i këtij procesi kërkon punë afatgjatë dhe të përkushtuar dhe arritja e këtij qëllimi do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy vendeve mike. Përveç kësaj, do të krijojë një efekt të rëndësishëm pozitiv në bashkëpunimin ekonomik, përparimin demokratik dhe zhvillimin e përgjithshêm të vendit por do të ketë një ndikim pozitiv edhe në të gjithë rajonin.
📌 Ky hap është një konfirmim tjetër i angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar partneritetin tonë strategjik.