Osmani: Mundësinë e shohim në Samitin e qershorit

Mundësinë e shohim në Samitin e qershorit. Kjo nuk varet nga ne nëse do të arrijmë marrëveshje deri më 22 qershor, kjo varet nga situata në Republikën e Bullgarisë dhe mundësia që ata të marrin vendim, tha sot nga Gjevgjelia ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani për “hekurosjen” e dallimeve me Bullgarinë deri më 22 qershor.

Marketing

“Ne punojmë sikur qershori të jetë shansi ynë i vetëm, e tillë është qasja jonë që të mund të angazhojmë të gjitha kapacitetet për të gjetur zgjidhje. Ne jemi duke punuar në përmbajtjen e udhërrëfyesit, po shkëmbejmë propozime me palën bullgare për të gjetur marrëveshje për përmbajtjen, sepse përmbajtja është shumë e rëndësishme”, informoi Osmani.

Ai theksoi se propozimet shkëmbehen çdo ditë, por që ende nuk është arritur marrëveshje për përmbajtjen.

“Kemi edhe disa ditë, javë deri në datën 22, por nuk mund të them dhe konfirmoj se do të ndodhë deri më 22 qershor”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke shtuar se presidenca sllovene vazhdon të punojë me të njëjtin fokus.