Osmani: Na duhet qetësi dhe realizim para portës

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, vazhdon të jetë i pakënaqur me efikasitetin e skuadrës së tij, e cila këtë edicion ende nuk e ka gjetur golin e parë përmes lojës. Që të tre golat “kuqezinjtë” i kishin shënuar nga pika e bardhë, edhe atë me autorin e njëjtë, Agim Ibraimi.

Marketing

Megjithatë tashmë Osmani kërkon qetësi nga ana e futbollistëve të tij, duke kërkuar një gol nga loja, edhe atë që në minutat e para, pasi i njëjti do të kthente shumë shpejtë vetëbesimin në mesin e futbollistëve të skuadrës kampione të vendit, që nesër ndaj Dudelanzh do të kërkojnë të përmbysin negativën e një goli nga ndeshja e parë në Shkup, që ishte mbyllur me shifrat 1:2 në favor të kampionëve të Luksemburgut.

“Nesër më shumë se çdo gjë tjetër do të na duhet të kemi qetësi në lojë. E dyta është se në këto ndeshje europiane kemi shënuar vetëm nga penaltia. Mendoj se na duhet goli, një gol posaçërisht edhe në fillim të ndeshjes do të ndikonte për të kthyer vetëbesimin. Por mendoj se në ekip kemi lojtarë kualitativ, lojtarë që edhe individualisht dijnë ta zgjidhin lojën. Prandaj them se kundërshtari ka epërsi nga ndeshja e parë në Shkup, por edhe ne kemi llogaritë tona për të shkuar në raundin tjetër. Formacionin nuk e kemi vendosur, por nuk priten shumë ndryshime” – u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.