OSMANI: Ndihma norvegjeze do të jetë kontribut i rëndësishëm për zbatimin efikas dhe në kohë të reformave prioritare

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim projektues bilateral.

Marketing

Para fillimit të ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Bjornstad, mbajtën takim ku diskutuan për bashkëpunim bilateral, mbështetjen projektuese të cilën Mbretëria e Norvegjisë ia siguron Republikës së Maqedonisë, si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë.

“Edhe pse Mbretëria e Holandës nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është partneri ynë i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit euro- integrues të Republikës së Maqedonisë nga vetë fillimi i procesit, dhe jam i kënaqur se në këtë bashkëpunimi ynë vazhdon të lëviz edhe në këto momente kyçe për Republikën e Maqedonisë”- theksoi Osmani.
Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se Bashkëpunimi zhvillimor nuk paraqet vetëm instrument për avancimin dhe mbështetjen e synimeve zhvillimore të vendit dhe përcaktimeve tona strategjike, por edhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve po ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe politik.

Në kontekst të nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim Osmani potencoi se qëllimi kryesor do të jetë mbështetje për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetje e prioriteteve të Qeverisë përmes financimit të projekteve që kontribuojnë për proceset reformuese dhe zhvillimin e sektorëve në përputhje me standardet e BE-së dhe të NATO-s.

“Me nënshkrimin e këtij Memorandumi për mirëkuptim, Republika e Maqedonisë për vitin 2018 do të fitojë qasje deri te mjetet zhvillimore norvegjeze në lartësi prej 3 milion eurosh, që paraqet rritje të dukshme në krahasim me vitet e kaluara, gjatë të cilave mjetet norvegjeze për Republikën e Maqedonisë ishin dukshëm më të ulëta” – përfundoi Osmani ku edhe potencoi se Sekretariati për Çështje Evropiane, si institucion kompetent nacional për koordinim me ndihmat e huaja do të jetë partneri kryesor në procesin e zbatimit të Memorandumit të nënshkruar.

Marketing