Osmani në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Familja Jashari është themeli ku u ngrit liria e Kosovës

Sot është mbajtur rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27 vjetorit të popesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidentja e vendit, Osmani ka deklaruar se muaji mars në Kosovë është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri.

Marketing

Osmani në fjalimin para ushtarakëve në Kazermën “Adem Jashari” tha se Familja Jashari mbetet themeli ku u ngrit liria e Kosovës dhe monument i gjallë i sacrifices dhe heroizmit të pashoq.

Osmani tha se në historinë e njerëzimit rrallëherë ndodh të flijohet një familje e tërë për idealin e lirisë, teksa shtoj Familja Legjendare e Adem Jasharit është bërë symbol I qëndresës dhe dinjitetit kombëtar, si deh motiv për bashkë luftetarët e luftëtaret e UÇK-së.

Ajo ka thënë se Kosova ka fituar të ardhmen mbi sakrificë.

“Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj kalendari në Kosovë, por një kujtesë e përhershme e sacrifices, heroizmit dhe vendosmërisë për liri. Në këtë muaj, kujtojmë epopenë e lavdishme të UÇK-së, kujtojmë martirët e rënë në masakra dhe nderojmë heronjtë që dhanë gjithçka për Kosovën e lire. Jemi mbledhur në kazermën “Adem Jashari”, ku ruhet trashëgimia e Adem Jasharit nuk është thjeshtë vetëm një kujtim por frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm të ushtrisës onë dhe kombit tone.

Kujtojmë me krenari komandatin legjendar të Adem Jasharit dhe familjen e tij heroike si dhe të gjithë luftetarët që I dolën Zot atdheut duke paguar lirinë me jetën e tyre. Heroi Shaban Jashari, ku e dekorova me “Urdhër Heroi i Kosovës” dhe gjithë familja Jashari u dekurua me urdhërin e Lirisë”, ishin shembulli më I mire se si duhet vendi dhe liria. Hamza dhe Adem Jashari qëndruan të palëkundur në luftë duke dëshmuar se nuk ka sakrifice më të madhe sesa flijimi për atdheun. Me 3 ditë e marsit të 1998 në Prekaz ndodhi beteja më heroike të vendit, ku dëshmor u bënë edhe fëmijët, pleq e gra. Sepse Prekazi nuk ishte vetëm fshat, por kështjellë e lirisë dhe fortifikatë e pamposhtur e kombit tone dhe mbetet I tillë. Familja Jashari është themeli ku u ngrit liria e Kosovës. Një monument i gjallë i sacrifices dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallëherë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e lirisë, duke u bërë symbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar dhe motiv për luftetarët e UÇK-së.

Marketing