Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka udhëtuar me homologun e tij ukrainas Dimitro Kuleba dhe atë polak Zbignjev Rau, përcjell TV21. Osmani njoftoi se do të vizitojë kufirin Poloni-Ukrainë, ndërsa paralajmëroi takim zyrtarë me ministrin Kuleba vizitë në Qendrën e Pritjes së Refugjatëve, në afërsi të kufirit.
“Së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbignjev Rau dhe të Ukrainës, Dimitro Kuleba, rrugës për në kufirin polako-ukrainas; si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në do të bashkohet edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, An Linde. Jo vetëm që kemi mbështetje të forte për popullin ukrainas, por edhe demonstrojmë edhe konfirmimin për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dokumentet bazë të OSBE-së”, ka shkruar Osmani.