Osmani në Bruksel: Sundimi i së Drejtës- Bençmark i vazhdueshëm për integrimin Evropian

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bruksel mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

Marketing

“Ndodhemi 30 ditë para vendimit të madh për fillimin e negociatave, me të cilën do të vendoset një pikë përpjekjeve të përbashkëta në këto dy vite e gjysmë të kaluara, për kthimin e agjendës evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe kthimin e procesit të zgjerimit lartë në agjendën e Unionit” deklaroi Osmani në takim, duke i përcjellë mirënjohjen e Qeverisë për angazhimin e pahamendshëm të Përfaqësueses së Lartë për suksesin e përgjithshëm të këtij procesi.

“Ju siguroj se edhe në këtë periudhë të shkurtë që është para nesh, hermetikisht do ti mbyllim të gjitha mundësitë eventuale për justifikim apo skepticizëm tek vendet – anëtare, dhe kështu me meritë do ta sigurojmë vendimin për fillimin e negociatave” – theksoi Osmani.

Në takim Osmani referoi edhe për aktualitetet e fundit në vend në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Pa marr parasysh se nuk paraqet kusht formal për vendimin e tetorit, sundimi i së drejtës mbetet bençmarku ynë i përhershëm për të cilën ju siguroj se nuk do të ketë asnjë lëshim, as në aspektin e ngritjes institucionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, as në bazë të “trak – rekordit” të vazhdueshëm, në zbatimin e sundimit të ligjit” – theksoi Osmani.

Gjatë takimit në Bruksel Osmani do të mbajë takime edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, Andreja Metelko – Zgombiq, dhe më pas do të mbajë takim pune edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, Genoveva Ruiz Kalavera.