Osmani në Budapest në takim me Sabolç Takaç

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Hungarisë, mbajti takim me Sabolç Takaç, Ministër Shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit Viktor Orban, dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Si vend kemi konfirmim të qartë për progresin e realizuar në aspektin e kriteriumeve politike dhe reformuese, e cila me siguri do të reflektohet edhe në përmbajten e Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian” theksoi Osmani, duke shprehur bindje se Komisioni në Raportin e tyre do të theksojë se Republika e Maqedonisë së Veriutnë mënyrë thelbësore është e gatshme për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Mbështjetja e vazhdueshme nga ana e Republikës së Hungarisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet një element të rëndësishëm i ndërtuar në suksesin e sotëm të vendit tonë, dhe si miq afatgjatë, е presim këtë mbështetje edhe në prag të samiteve të ardhshëm të Bashkimit Evropian”,theksoi Osmani, duke potencuar se pritjet si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor janë se Këshilli Evropian në samitet e ardhshëm do të konfirmojë vendimin e vitit të kaluar, pëf fillimin e negociatave me BE-në.

Osmani vazhdon vizitën e punës në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, ku përveç integrimit evropian të vendit, poashtu do të hapen edhe temat për marëdhëniet bilaterale, mbështetja bilaterale, si dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës mes dy vendeve.

Pas Hungarisë, Osmani vazhdon me vizitë pune në Kroaci, në takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane , Marija Pejqinoviq Buriq, ndërsa do të mbajë takim edhe me Kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Marketing