Osmani në Finlandë, do të kërkoj mbështetje për fillim të negociatave

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të qëndrojë për vizitë punë në Republikën e Finlandës, ku do të realizoj takime pune me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto.

Marketing

Në takime është paraparë të diskutohen pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet dhe mbështetjen e Republikës së Finlandës në kuadër të Kryesimit të Finlandës me Bashkimin Evropian, në prag të vendimit të ardhshëm për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti.

Në kuadër të vizitës Osmani do të mbajë takim edhe me përfaqësuesit e “Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit finlandez, kryesuar nga Zëvendës kryetarit i parë i parlamentit, Jani Makela.

Në agjendën e Osmanit është edhe vizita në Drejtorinë për autonomi dhe barazi, në Ministrinë e Drejtësisë në Finlandë, ku do të mbajë takim me Timo Makonen, Drejtor i njësisë si dhe Korina Tamenma, Përfaqësuese e lartë për çështje gjuhësore. Në takim pritet të këmbehen përvoja për implementim dhe aplikim të suksesshëm të dygjuhësisë në Finlandë, si dhe do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing