Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA Koordinatorit Nacional, sot mori pjesë dhe kishte fjalën e tij në hedhjen e gurthemelit për ndërtimin dhe pajisjen e fermës blegtoral – “Gold Lend”.
“Hedhja e gurthemelit të sotëm për ndërtimin dhe pajisjen e fermës blegtorale “Gold Land” me pajisje bashkëkohore sipas standardeve evropiane, është një investim në vlerë jo më pak se katër milion euro, si dhe IPARD mbështetja më e madhe për biznes deri më tani, në vlerë prej më shumë se një milion e 100 mijë euro mjete të pakthyeshme” – theksoi Osmani duke potencuar se ky investim është shembull më i mirë përmes të cilit, mund të shihen perspektivat evropiane të afrimit tonë drejtë BE-së.
Në vazhdim zëvendëskryeministri Osmani si IPA Koordinator Nacional iu referua edhe instrumentit IPARD 2, në kuadër të së cilit në dispozicion për periudhën 2014 – 2020 janë 60 milion, në drejtim të përgatitjes së drejtpërdrejtë të vendit dhe të sektorit bujqësor për implementimin e politikës bujqësore Evropiane dhe fondeve gjatë anëtarësimit.
#Në këtë periudhë kemi sukses historik në shfrytëzimin e fondeve IPARD edhe atë nga disa aspekte: rritje të numrit të aplikimeve në çdo thirrje të radhës, rritje të numrit të marrëveshjeve të lidhura krahasuar me numrin e marrëveshjeve të refuzuara, zvogëlim i rrezikut të humbjes së fondeve IPARD, si dhe përmirësimi i portofolit të IPARD Agjencisë së pagesave”, shtoi Osmani, duke mos e fshehur kënaqësinë e tij për rritjen e shfrytëzimit të këtyre mjeteve.