Osmani: Ne kemi kërkuar ndihmë nga SHBA-të, sikur të mund të thosha që kemi politikë serioze anti-korrupsion

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët tha se pajtohet me deklaratat e ambasadores së SHBA-së në vend, Angela P. Aggeler se vendi ka problem me praninë e korrupsonit.

Marketing

Osmani tha se pikërisht për luftën ndaj korrupsionit SHBA-së i është kërkuar ndihmë në procesin e dialogut strategjik.

“Menjëherë pas nisjes së dialogut strategjik tani në korrik, menjëherë në kudër të dialogut strategjik , SHBA-të dhanë ad-hock mbështetje, mendoj prej 4,2 milionë aurove vetëm për mbështetje të politikave anti-korrupsion, ne vetë në temat që i kemi propozuar deri tek SHBA-të për dialogun strategjik, nëra prej temave më të rëndësishme për ne ishte ndihma për politikën anti-korrupsion”, tha mes tjerash Osmani.