Osmani në Këshillin e Evropës, shpalosi angazhimet e OSBE-së për gjashtë muaj

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, përpara Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i është referuar edhe planit 9-pikësh për uljen e tensioneve në Kosovë, që ka për obligim normalizimin e vendit.

Marketing

“Iniciativa ime e fundit konkrete për de esklaimin e tensioneve aktuale në Kosovë është produkt i angazhimit aktiv që mund të ofrojë normalizimin e mëtutjeshëm.”, – deklaroi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Ministri Osmani ka shpalosur edhe punë 6 mujore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, ku ka potencuar vizitat në vendet që kryesisht ballafaqohen me kriza. OSBE-ja do të ndihmojë në ripërtëritjen e paqes dhe sigurisë dhe parandalimin e konflikteve, ka thënë Osmani, ndërsa ka veçuar si prioritet mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj.

“Jetojmë në periudhë të kthimit demokratik dhe sfidave të sigurisë, për shkak të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. Prandaj, prioritet i kryesimit tonë është që të sigurojë mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj. Pasi të rivendoset paqja në Ukrainë, OSBE-ja do t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saja për rimëkëmbje pas luftës.”, – theksoi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Këshillit të Evropës është më i nevojshëm se kurrë më parë, ka shtuar Osmani, duke iu referuar ngritjes së demokracisë, sigurisë dhe mbrojtjes së lirisë së njeriut.