Osmani: Në moment të fundit dolëm nga vorbulla ballkanik

Në momentin e fundit arritëm ta nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike – ka theksuar Ministri i Jashtëm Bujar Osmani duke bërë rekapitulimin e punës gjatë mandatit të tij.

Marketing

Sic tha Osmani, gjatë marrjes së MPJ-së ka pasur disa prioritete, sikurse marrëdhëniet e mira me SHBA-të dhe BE-në, fqinjët, diplomacinë ekonomike e të ngjashme. Si sukses, sic përcjell Klan M, e përmendi Deklaratën e shuqizuar në Bullgari për nisjen e integrimit të vendit në BE.

Për Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani janë të kuptueshme qëndrimet e ndara të opinionit rreth propozimit francez, megjithatë shprehu bindje se “koha do të dëshmojë se është marrë nje vendim i drejtë”.

Marrëdhëniet me Greqinë janë thelluar – tha Osmani duke e mbështetur këtë me hapjen e dy vendkalimeve kufitare dhe mbështetjen e fuqishme që vendi ynë e ka nga fqiu jugor në procesin e eurointegrimeve.

Nismën “Ballkani i Hapur”, sic njofton KlanM e përmendi në kontekst të marrëdhënieve të përparuara me Shqipërinë dhe Serbinë, kurse me Kosovën, sic tha Osmani, janë arritur shumë marrëveshje dypalëshe.

Osmani ka përmendur edhe zgjidhjen e kontestit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, si dhe kremtimin e “Ilindenit” në Manastirin “Prohor Pçinski”.