Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Sesionin e 76 të Asamblesë së Përgjithshme, e vizitoi Muzeun Memorial Kombëtar të 11 shtatorit, ku vendosi lule të freskëta në kujtim të viktimave nga sulmi terrorist i vitit 2001. Duke ndarë dhimbjen për humbjet e jetërave të njerëzve, Osmani shprehu ngushëllime për të rënët dhe familjet e tyre, si dhe mbështetje për SHBA-në dhe popullin amerikan“
“Në 20 vjetroin e kësaj ngjarje tragjike, Republika e Maqedonis së Veriut, fuqishëm mbështet përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për rujtjen e vlerave civilizuese univerzale – paqen, sigurinë, demokracinë dhe bën me dije nevojën e ndarjes së solidaritetit me të gjithë viktimat e terrorizmit në suaza botërore” tha Osmani, gjatë vizitës së Muzeut Memorial. Në kuadër të sesionit të 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri Osmani mori pjesë në disa takime dhe sesione ministrore të organizuara në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Osmani mori pjesë në Takimin Ministror të Komonuelthit të Demokracive, të organizuar nga Rumania, në cilësi të kryesuesit.
Si anëtare e vetme e Ballkanit Perëndimor e Bashkësive Demokratike, Ministri Osmani në fjalimin e tij bëri me dije se vendi qëndron fuqishëm pas parimeve dhe vlerave demokratike. Ministri Osmani mori pjesë edhe në takimin ministror të Aleancës për multilateralizëm, të organizuar nga ministrant e Punëve të Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës, ku shkëmbyen mendime për multilateralizmin efektiv, që paraqet prioritet edhe për Maqedoninë e Veriut.
Në këtë drejtim, Osmani bëri me dije se vendi si aktor kryesorë i bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojë me zotimin e tillë edhe gjatë kryesimit me OSBE-në në vitin 2023. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Osmani mbajti fjalim edhe në Konferencën për mbështetjen e hyrjes në fuqi të Traktatit për Ndalimin e plotë të Provave Bërthamore, ku e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së përmendur si shtyllë për çarmatim dhe mospërhapje nukleare.
Gjatë vizitës në Nju Jork, Ministri Bujar Osmani së bashku me homologun e tij filipinas, Teodoro L. Loksill, nënshkruan Komunikatë të Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Filipineve, e cila paraqet vendin e 181-të me të cilin kemi vendosur marrëdhënie diplomatike. Sot në agjendën e Ministrit Osmani, është paraparë edhe takim bilateral me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar, Antonio Guterres, si dhe takime me homologët e tij nga vendet jashtë evropiane, përfshirë edhe Singaporin.