Maqedonia e Veriut të merr datë për fillimin e bisediemeve sa më shpejt për shkak se rajoni mund të ketë pasoja nga agresioni rus dhe për këtë arsye secili shtet anëtar i BE-së duhet të mbajë përgjegjësi për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, deklaroi ministri i jashtëm Bujar Osmani, prara deputetëve të Parlamentin Evropian. Bllokadat në BE bëjnë dëm dhe nuk duhet lejuar të bëhet ndonjë dëm i papërmirësueshëm, ishte I prerë Osmani.
“Duhet të vihet dinamikë e re ndaj Ballkanit. Nuk duhet të lihet dyshim ndaj shteteve që ju bashkuan vlerave evropiane. Vendet e BE-së duhet të gjejnë konsensus dhe ti fillojnë bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë. Përballemi me tërmet gjeostrategjik dhe duhet ti përgjigjemi kështu, me gjeostrategji, me fillimin e bisedimeve. Tash është koha për aksion. Ukraina është temë e të gjithë neve. Bëhet fjalë për siguri të stabilitetit dhe për këtë arsye bisedimet duhet të merren serozisht.”, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.