Osmani në Saraj: Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme

Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka bërë iftar sonte në Saraj, i ftuar nga Forumi i Gruas. Osmani ka falënderuar Degën e Sarajit për mbështetjen e idesë për president shqiptar.

Marketing

“Bashkë me Valbonën dhe Elizën ishim pjesë e një takimi shumë pozitiv të forumit të gruas së degës Saraj. Faleminderit Forumit, Kryetarit të Komunës Blerimit, dhe gjithë aktivit politik Saraj për mbështetjen e fuqishme të misionit të Presidentit të parë!”, ka shkruar Osmani në rrjete sociale.