Osmani në seancën e Budestagut gjerman i cili sot pritet të japë dritë të gjelbër për negociatat

Bundestagu gjerman sot edhe zyrtarisht duhet të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa në seancë me ftesë të kryetarit të Parlamentit gjerman, Volfgang Shojble, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Marketing

Ai dje në Berlin kishte takim me deputetin në Bundestagun gjerman, Kristian Petri, nga grupacioni i dytë politik për nga madhësia – partia SPD.

Osmani dhe Petri biseduan për mbështetjen për vendim të fillimit të negociatave, ndërsa zëvendëskryeministri pas takimit theksoi se ka marrë mesazh inkurajues nga deputeti gjerman.

“Porosi e re, inkurajuese sot më transmetoi z.Petri, se edhe grupi i deputetëve të partisë së tij, SPD, e cila është e dyta për nga numri i vendeve të deputetëve, dje me shumicë të madhe sollën vendim me të cilin do të votojnë për sjelljen e vendimit për fillim të negociatave të vendit me BE-në. Nesër është mbledhja e Bundestagut ku ndodhet pika jonë, dhe gjithnjë e më e qartë është se Gjermania do të votojë ‘për’ në samitin evropian në tetor”, deklaroi Osmani pas takimit me Petrin, duke shprehur falënderim për mbështetjen.

Partitë gjermane në pushtet CDU dhe SPD dje arritën pajtueshmëri që të aprovohet data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa pritet që mbështetjen ta japë të paktën edhe një parti, Të gjelbrit, informon Dojçe vele. Vendimi ishte sjellë dje në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeverinë gjermane.

CDU-ja, e kancelares Angela Merkel dhe socialdemokratët ka theksuar se fillimi i negociatave me të dyja vendet do të dërgojë sinjal të rëndësishëm për gjithë rajonin.
Për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në vendimin final do ta sjellë Këshilli i Unionit në samitin e caktuar për më 15 dhe 16 tetor.
Optimist se në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor do të sillet vendim pozitiv për fillim të negociatave inkuadruese për vendin në BE shprehu edhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih.

“Të gjithë e presim këtë vendim të Këshillit të BE-së dhe me të vërtetë jam më shumë se optimist se ai do të jetë votim i qartë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Edhe krahas gjitha vështirësive dhe mangësive që ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut krijoi përrallë të suksesshme të Ballkanit Perëndimor, veçmas në atë rajoni të bëhet më i afërt mes veti. Në tre vitet e kaluara, RMV i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët”, ka thënë Gerberih në konferencën kushtuar perspektivave të reformave zgjedhore.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës ka bërë kthesë të madhe me dimensione historike dhe se ajo Marrëveshje duhet të jetë shembull në botë. Sipas tij, tani me rëndësi është shteti t’u përkushtohet reformave që Kuvendi më parë i ka miratuar dhe për të cilën ka votuar opozita. .