Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinuesit kryesor të Shtabit të krizave të Njësive të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga COVID-19, realizoi vizitë në Shtip, në kuadër të së cilës u takua me përfaqësuesit e shtabit më të gjerë lokal të krizës në të cilën krahas Kryetarit të komunës Blagoj Boçvarski dhe ekipit të tij, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të sistemit shëndetësor në Shtip, përfaqësuesi i policisë lokale, si dhe përfaqësues të biznesit dhe të punësuar.
“Sot kishim takim të shkëlqyeshëm dhe shumë produktiv; është formuar komunikim i drejtpërdrejtë mes vetëqeverisjes lokale, sektorit shëndetësor, përfaqësuesve të biznesit, dhe përfaqësuesve të të punësuarve. U soll konkluzion për vendosjen e të a.q. COVID koordinatorë në kompanitë por edhe në institucionet shtetërore, të cilët do të kenë autorizim të drejtpërdrejtë ta ndjekin zbatimin e rekomandimeve dhe masave në kuadër të organizatave dhe institucioneve, si dhe të mundësojnë komunikim më të lehtë të ndërsjellë. Sinqerisht gëzohem që ekziston edhe seriozitet edhe vullnet tek të gjithë dhe besoj se me zbatimin e masave dhe rekomandimeve, së shpejti do të krijohen kushte për zhvillim të sigurt të proceseve të punës, me çka aktivitetet ekonomike dhe të fabrikave, do të mund të vazhdojnë”- theksoi Osmani, ku shtoi se duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve qendrore, trajektorja e virusit në qytet dhe komunë është e formuar dhe i parashikueshëm.
“Pikërisht rritja e shpejtë në këtë valë të dytë të epidemisë tregon se nuk ka lojë me virusin korona dhe nëse duam vërtetë të sigurojmë kushte për punë edhe të fabrikave, por edhe të subjekteve ekonomike të tjera, thjeshtë duhet të gjithë të kuptojmë se medoemos duhet të respektohen masat dhe rekomandimet për distancë sociale, për vetë-mbrojtje, për aplikim të fuqishëm të masave mbrojtëse dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, dhe gjithsesi mbajtja e higjienës personale dhe dezinfektim në kohë” – potencoi Osmani, duke iu referuar lajmeve të rreme dhe propagandën përkatëse që kanë për qëllim ta manipulojnë opinionin përmes dyshimeve për ekzistimin dhe seriozitetin e virusit korona.
Në këtë kontekst Osmani edhe një herë potencoi se nuk ka protokoll të atillë, e as masa restriktive që do të na lirojnë nga përgjegjësia që secili prej nesh të kujdeset për zbatimin e masave dhe për vetëmbrojtje, nga një pakujdesi e vogël, që shkaktoi depërtim të shpejtë të virusit, janë të mëdha. “Në raste të këtilla humbin të gjithë, edhe biznesi edhe shteti, e edhe punonjësit për çka është i nevojshëm kujdesi i veçantë dhe disiplinë posaçërisht gjatë punës së subjekteve ekonomik, të fabrikave, ku ka numër të madh të punonjësve”- potencoi Osmani.