Osmani në Spanjë, në fokus eurointegrimet dhe regjistrimi

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, qëndron për vizitë në Spanjë, ku në takime zyrtare, fokusi do të jetë në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe perspektivat evropiane të RMV-së, ka njoftuar MPJ-ja.

Marketing

Osmani në Madrid do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme spanjolle, të zyrës së Kryeministrit Pedro Sançez, Drejtorinë e BE-së në Spanjë, përfaqësues të Senatit spanjoll e të tjerë.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, do të ketë takime të ndara edhe me përfaqësues të diasporës së RMV-së në Spanjë.

Paraprakisht, Osmani qëndroi në Zvicër, ku me Ministrin Federal për Punë të Jashtme, Ignacio Kasis, ka biseduar për zhvillimin e pergjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, kurse ishte takuar edhe me shoqata të diaporës së vendit tonë, nga të cilët kishte kërkuar që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.