Osmani: Në Stenkovec do të ndërtojmë Qendrën memoriale të holokaustit shqiptar

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, i ftuar në Kongresin e III të lidhjes së shqiptarëve në botë, ku përveç kryesisë dhe delegatëve të Lidhjes së Shqiptarëve në botë ishin prezentë edhe shume personalitete tjera nga sfera te ndryshme, Biznesi, kultura, arti, gjithashtu prezent ishte edhe zëvendës Kryeministri i Kosovës z. Enver Hoxhaj.

Marketing

“Shqiptarët gjithandej jetojnë momentet më të ndritshme në historinë tonë kombëtare, me një Shqipëri në NATO dhe e cila rrugëton sigurt në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me një Kosovë e pavarur dhe e lirë e cila para disa ditëve formon edhe ushtrinë e vet dhe me një Maqedoni me avancim të rrolit të shqiptarëve në pozicionin e tyre shtet-formues dhe shtetndërtues”, theksoi mes tjerash Osmani.

Gjatë fjalimit të tij zv. Kryeministri Osmani para të pranishmëve ekskluzivisht sot deklaroj se po bëhet përpjekje për rrumbullakimin e idesë që shumë shpejtë në fushën e Stenkovecit të ndërtojmë qendrën më të madhe të holokaustit shqiptar në përkujtim të gjithë atyre të dëbuarve në luftën e Kosovës që u pritën në Maqedoni por edhe për të përkujtuar të kaluarën por edhe për të ndërtuar një platformë e cila do të jetë e mjaftueshme për pajtimin e popujve që është e vetmja garanci për një rajon stabil i orientuar drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Fjalim i mbajtur në kongresin e lll të Lidhjes së Shqiptarëve në botë!

Po rrumbullaksojmë idenë që në menyrë institucionale në fushën e Stenkovecit të ndërtojmë Qendrën Memoriale me të madhe të Holokaustit Shqiptar në përkujtim të të dëbuarve nga lufta e Kosovës!

Publiée par Bujar Osmani sur Dimanche 21 octobre 2018