Osmani në takim me Hoxha dhe Apostolova (FOTO)

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, në kuadër të vizitës së sotme tij zyrtare në Republikën e Kosovës, mbajti takim me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha dhe me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian të Kosovës dhe përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova.

Marketing

Gjatë takimit me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, bashkëbiseduesit potencuan angazhimin e dy vendeve për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe bashkëpunim në këtë drejtim. Osmani potencoi progresin në implementimin e Planit 18, si kriter kyç për Raport të suksesshëm nga ana e Komisionit Evropian.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian të Kosovës, dhe përfaqësuese speciale e BE-së, Natalija Apostolova gjatë takimit të tyre shkëmbyen mendime rreth progresit dhe sfidave gjatë implementimit të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, në veçanti për projektin Belanoc – Stançiq që është i rëndësisë së veçantë për dy vendet, ku edhe së bashku shprehën kënaqësi që e njëjta është në fazën përfundimtare të realizimit.

Në kuadër të vizitave të tij në Kosovë, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim edhe me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës – Enver Hoxhaj, ku edhe u potencua mbështetja e ndërsjellë të të dy vendeve në rrugën drejt BE-së.