Osmani në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s kushtuar marrëdhënieve të Aleancës me Rusinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Jashtëm, e cila u mbajt përmes video-konferencës.

Marketing

Takimi u fokusua në grupimin ushtarak rus rreth kufirit me Ukrainën, si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane.

Takimi i jashtëzakonshëm u mbajt në prag të Këshillit të dakorduar më parë, NATO-Rusi, dhe takime të tjera në formate të ndryshme, me qëllim për të mos lejuar përshkallëzimin e krizës dhe për të gjetur një zgjidhje me mjete komunikimi joushtarake, fillimisht diplomatike.

Ministri Osmani ritheksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresën për zgjidhje paqësore të situatës në dhe rreth këtij vendi. Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe kohezionit mes aleatëve, si një mjet i fortë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera partnere.