Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të qëndrojë për vizitë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me nikoqirin e tij, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministrin shtetëror për Diasporën, Pandeli Majko, ndërsa do të ketë takim edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.