Osmani në Universitetin “Nëna Terezë” do ta mbrojë datën për fillim të negociatave me BE-në

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot para studentëve të Universitetit “Nëna Terezë” do t’i mbrojë arsyetimet përse Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet t’i ndahet datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

Është paraparë që ngjarja të jetë simulim komplet i takimit të Këshillit të Evropës, e cila, së bashku me zëvendëskryeministrin, do ta interpretojnë studentët, në organizimin e të cilit është e tërë ngjarja.

Siç kumtoi SÇE, ngjarja është pjesë e serisë së vizitave në universitetet shtetërore të zëvendëskryeministrit Osmani dhe përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane, ndërkaq në drejtim të promovimit të konkursit “Me njohuri evropiane drejt kryeqendrës evropiane”, në të cilin studentët e shkencave shoqërore pranë universiteteve shtetërore, përmes pjesëmarrjes me përpunim të eseve, do të kenë mundësi ta tregojnë njohurinë e vet evropiane.

Siç është paraparë sipas rregullave të konkursit, më të mirët prej tyre do të kenë mundësi ta ndjejnë atmosferën në Bruksel, përmes vizitës treditore studimore në kryeqendrën evropiane, ku do të kenë mundësi t’i vizitojnë institucionet kyçe të BE-së, si dhe të njihen me mënyrën e punës së tyre.