Osmani në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim zyrtar në Mbretërinë e Norvegjisë, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Aniken Hjuitfeld.

Marketing

Në takim, të dy ministrat shprehën kënaqësinë se të dy vendet, në bashkëpunimin gati 30 vjeçar, vendosën marrëdhënie partneriteti dhe miqësore, që karakterizohen nga dialogu rregullt politik.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e merr nga Norvegjia në tri dekadat e fundit, me çka ky vend nordik radhitet ndër donatorët më të mëdhenj bilateral për implementimin e Agjendës reformuese të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Norvegjia gjithmonë ka qenë mbështetëse e përkushtuar e procesit tonë reformues në kontekst të integrimit në NATO dhe BE. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme bilaterale që e jepni për avancimin e proceseve tona integruese në BE”, deklaroi ministri Osmani.

Ministrja Hjuitfeld shprehu besimin se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë në zhvillimin e kapaciteteve të saja për arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, para se gjithash, duke pasur parasysh sfidat aktuale për sigurinë euroatlantike. Ministri Osmani theksoi se invazioni rus ndaj Ukrainës tregoi se sa i domosdoshëm është uniteti euroatlantik dhe rezistenca nga kërcënimet ndaj sigurisë politike, ekonomike dhe kibernetike në Evropë dhe botë.

Ministrat diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat multilaterale, me fokus në kryesimin tonë me OSBE-së në vitin 2023 dhe kryesimin e sivjetëm norvegjez me Dimensionin për të Drejt e Njeriut në OSBE-së.

Gjatë vizitës, Ministri Osmani u takua edhe me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje të Kuvendit të Norvegjisë dhe me ish Ministren e Punëve të Jashtme, Ine Eriksen Soreide. Në takim u shkëmbyen mendime për temat aktuale të politikës së jashtme në bashkësinë ndërkombëtare, me theks të veçantë në sfidat e sigurisë në Evropë, si dhe kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.