Osmani: Nënë Tereza ishte një grua jashtëzakonisht tepër e fortë, shqiptare nga Maqedonia

“Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të vizitoj vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës. Shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet duke simbolizuar një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar për tëne e pranojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë”, ka shkruar në rrjetet sociale ministri i Jashtëm Bujar Osmani pasi ka vendosur lule në përjetësinë e saj në Kalkuta të Indisë.

Marketing

Osmani edhe në pjesën e fjalimit të djeshëm ia kushtoi Nënë Terezës, duke theksuar se pavarësisht India e largët dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë me Nënë Terezën.

“Edhe pse janë të largëta gjeografikisht, dy vendet tona janë të lidhura ngushtë nga trashëgimia e një një grua tepër e fortë, Nënë Tereza, një shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila e ekzekutoi atë misionin e saj fisnik këtu në Indi, duke u shërbyer atyre në nevojë me dashuri dhe
përulësi. Ajo është një fituese e çmimit Nobel dhe një simbol botëror i bamirësisë
njerëzimit”, tha Osmani në Këshillin Indian për Çështje Ndërkombëtare në Nju Delhi.

Marketing