Osmani: Nënë Terezë nuk pushoi së përmenduri vendlindjen e saj Shkupin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Kalkutë të Indisë, ka vizituar edhe vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës.

Marketing

Ai në rrjetet sociale shkruan se Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj nuk pushoi së foluri për vendlindjen e saj.

Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kalon në Kalkutë, Nënë Tereza nuk resht së përmenduri vendlindjen e saj Shkupin dhe të jetë një lidhje e pathyeshme mes vendeve tona – e bashkuar në fisnikërinë e veprave të saj dhe në shenjtërinë e figurës së saj”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ai shkruan gjithashtu se shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet simbolizon një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar të përqafojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë. Prandaj ne, duke kujtuar premtimin që ajo na la, kemi përgjegjësinë për të vazhduar misionin e saj.

Këtë mund ta bëjmë duke theksuar rëndësinë e dinjitetit njerëzor dhe respektit më të madh të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe tolerancës, thekson Osmani.