Osmani: Nëse bëhet fjalë për integrimet, BDI-ja është e gatshme të shkoj në opozitë, por qeveria e ardhshme nuk do të jetë pa të

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se BDI-ja është e gatshme të shkoj në opozitë, nëse opozita e vendos si kusht kryesor për ndryshimet kushtetuese dhe rrjedhimisht integrimin e vendit në BE. Por, nga ana tjetër ai tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk diskutohet se BDI-ja do vijë në pushtet dhe do të jetë pjesë e qeverisë.

Marketing

“Në kontekstin e integrimit në BE mund të shkojmë në opozitë, këtë e kemi vendosur edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë. Por, qeveria e ardhshme nuk do të jetë pa BDI-në. Flasim për kushtin që ka vendosur opozita që ne të shkojmë në opozitë, ne nuk e vendosim në diskutim.”-tha Osmani.