Osmani nesër në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të mbajë takim me delegacionin e Agjencisë kryesuar nga Kryetari, Zoran Trajçevski.
Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.

Marketing