Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër më 21 tetor, do të merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, në Berlin, nikoqir i së cilit do të jetë Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok.
Procesi i Berlinit, si një proces plotësues i procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, synon të ndërtojë një kuadër për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik- ekonomisë së hapur të tregut dhe përshpejtimin e progresit të reformave në interes të integrimit sa më të shpejtë drejt BE-së.
Ministri Bujar Osmani në margjinat e takimit do të ketë takime të shumta bilaterale me homologët e tij nga rajoni dhe më gjerë.