Ballina Lajme Kosovë Osmani nesër në Shqipëri, publikohet agjenda

Osmani nesër në Shqipëri, publikohet agjenda

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë.

Marketing

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e katër shtatorit pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kreun e legjislativit shqiptar, Lindita Nikolla.

Presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë.

Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, e më pas vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Pas këtyre takimeve nga ora 11:40 – 12:05 , dy presidentët do të mbajnë konferencë për medie.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Marketing
Exit mobile version