Osmani nesër vulos sukseset e BDI-së në Bruksel

Zv/kryeministri Bujar Osmani pas shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të niset direkt në Bruksel ku do të takohet me krerët më të lartë në Bruksel. Siç mësohet Osmani do të ketë takime Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-s Matthew Palmer si dhe me figura tjera të larta.

Marketing

“Nesër takime të nivelit më të lartë në Bruksel. Për të vulosur një ndër sukseset më të mëdha tonat!” ka shkruar Osmani para nisjes në Bruksel.

Ndryshe para shpërbërjes Kuvendi me 80 vota pro miratoi ligjet e fundit kyçe për perspektiven euroatlantike të vendit.

Ligji për PP – me të cilin plotësisht shtrohet rruga për fillimin e negociatave me BE si dhe Ligjin për mbrojtje – me të cilin betonohet anëtarësimi në NATO.

Marketing