Osmani nga Austria në Kroaci, për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas agjendës intensive në Vjenë në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, vazhdon me vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023.

Marketing

Agjenda e forumit ka nisur sonte me një ngjarje të organizuar nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa gjatë ditës së nesërme Osmani do të mbajë fjalim në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri euroatlantik”.

Në margjinat e forumit, ministri do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe, duke përfshirë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel, me të Dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mizorjan.