Osmani nga Brukseli: Maqedonia është në rrugë të pakthyeshme drejtë BE-së, kthim pas nuk ka

“Mesazhi kryesor për delegacionin dhe për qytetarët e Maqedonisë është që puna ka filluar, perspektiva për BE do të materializohet. Por kjo nënkupton shumë punë dhe shumë detyra shtëpie, theksi vihet te shteti i së drejtës.

Marketing

Do të shqyrtojmë 160 mijë faqe të legjislacionit evropian, që nënkupton fazën e parë për përgatitjet drejtë qasjes në BE. Marrëdhënia e jonë me ju ka hy në një fazë përfundimtare. Kjo është rruga përmes së cilës duhet të kaloni për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ky është vetëm fillimi dhe ka shumë punë për tu bërë”, deklaroi Han duke shtuar se BE-ja ka një kalendarë shumë ambicioz të punës, të cilin dëshiron ta përfundojmë deri në mbarimin e verës së ardhshme.

Ndërsa zv/ kryeministri Bujar Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë është në rrugë të pakthyeshme drejtë BE-së dhe se kthim pas nuk ka.

“Dje dhe sot Republika e Maqedonisë po shkruan historinë. Delegacioni më i madh maqedonase të cilin unë e kryesoj, bashkë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, dje edhe formalisht ka filluar procesi i verifikimit, me çka Maqedonia filloi edhe fazën e fundit parapërgatitore për hapjen e bisedimeve me BE-në. Sot në ditën e dytë do të konstatoj se ia arritëm. Maqedonia pakthyeshëm po hapëron drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Bujar Osmani, zv/ kryeministër për çështje evropiane.