Osmani nga Gjermania fillon turne intensiv diplomatik

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga sot fillon një turne të ri diplomatik, duke përshkuar metropole të rëndësishme: Berlin, Varshavë dhe Bled (Slloveni), për takime bilaterale dhe ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Marketing

Nga sot Osmani do të jetë në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të ketë takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Heiko Mas, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Michael Roth.

Qëllimi i vizitës është vazhdimi i dialogut të lartë politik me Gjermaninë, por edhe riafirmimi i pozicioneve gjermane lidhur me dosjen tonë evropiane, veçanërisht në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni.

Nga Berlini, Osmani do të shkojë në Poloni, ku do të marrë pjesë në “Forumin e Sigurisë në Varshavë”.

Në Varshavë, Osmani do të takohet me homologun e tij polak, Ministrin, Zbignieë Rau, por edhe me Ministrin e Jashtëm finlandez, Peka Havisto dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm politikë, aktivë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.

Të mërkurën, Osmani do t’i bashkohet delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, Slloveni.

Marketing