Osmani nga salla e operacionit: Ja nga kush i marr këshillat më të mira për politikën e jashtme

Nga kujdestaria në spital e nga salla e operacionit, shefin e diplomacisë nuk e ka ndarë as barra e politikës së jashtme shtetërore.

Marketing

I pari i MPJ, Bujar Osmani ka nxjerr fotografi nga salla e operacionit, ku shkruan se këshillat më të mira edhe për politikën e jashtme i marr prej njerëzve në orët e vona të kujdestarisë në korridoret e klinikës.

“Këshillat më të mira edhe për politikën e jashtme i marr prej njerëzve në orët e vona të kujdestarisë në korridoret e klinikës duke pritur rezultatet e analizave. Njerëz qe me dashamirësi japin keshilla edhe për Bullgarinë edhe për Bashkimin Evropian e për ShBA-të. Kontakti i përditshëm me njerëzit nuk të le të shkëputesh nga pikpamjet më burimore të njerëzve e që pastaj në gjuhë diplomatike duhet tua komunikosh përfaqësuesve më të lartë të vendeve të botës”.

Marketing