Osmani nga Tirana: Kuvendi i Shqipërisë ta miratojë deklaratën kundër gjenocidit serb në Kosovë

U.D së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Marketing

Ajo është pritur me nderime të larta, derisa ka mbajtur një konferencë për media, me presidentin, Ilir Meta.

Ky i fundit tha se ka luftuar dhe kontribuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve që i quan vëllazërore dhe për të lehtësuar maksimalisht bashkëpunimin tonë, duke dhënë gjithë energjite ende të pashfrytëzuar në të ardhmen.

“Dua ta falënderoj presidenten Osmani për sinqeritetin dhe për vullnetin për ta forcuar këtë bashkëpunim, sidomos për çështjet më jetike, por dhe në rrafshin rajonal dhe më gjerë.

Vlerësuam të gjitha mundësitë që e bëjnë dhe më konkret bashkëpunimin, që të jemi një shembull më afër standarteve të demokracisë. Në mënyrë që kufiri të bëhet edhe i padukshëm, por edhe qytetarët të shkëmbejnë më shumë eksperienca, dije e kulturë.

E sigurova Osmanin se do ta vazhdojmë ta mbështesim në të gjitha aspektet, në aspektin e integritetit territorial. Por edhe gatishmërinë e plotë të ish-ushtarëve të UÇK-së për luftën e barabartë. Një më të rëndësishmet dhe më kritiket është pandemia, pasojat, ekonomike, shëndetësore, sociale dhe në këtë drejtim kemi tregu vullnet dhe gatishmëri për të bashkëpunuar më ngushtë, që ta kapërcejmë me një kosto sa më të lehtë”, tha ndër të tjera Meta, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa Osmani u shpreh se përkundër sfidave të pandemisë, kanë arritur ta organizojnë këtë vizitë, e cila do të rikonfirojmë raportet midis dy motrave, por të shihet edhe eleminimi i secilës barrierë.

“Gjithnjë kanë luftuar s’janë ndaluar as s’janë mposhtur. I gjithë procesi i shtetndërtimit, Shqipërinë e kishim në krahë. E vërteta është se në Kosovë është Serbia që ka kryer krime luftë, s’ka të vërtetë tjetër, pasi ka ndodhur para syve të botës. Por, kemi nevojë që Shqipëria të qëndrojë pranë, dhe të jetë zëri ynë, aty ku s’kemi zë. Edhe diskutuam se cili mund të jetë ky bashkëpunim, sepse derisa kemi prezencë, Kosova s’ka ulëse në disa organizata ndërkombëtare, dhe kemi nevojë të rritet zëri i Shqipërisë. Po ashtu diskutuam për shumë fusha, deri tek menaxhimi i pandemisë.

Diskutuam për t’u furnizuar me vaksinën anti-COVID, nëse bashkarisht punojmë për pjesën tjetër të qytetarëve, ky bashkëpunim do të rezultojë me sukses më të madh.

Sa i përket situatës politike, gjatë muajve të fundit dhe çdo herë kanë treguar se do të jenë krahë nesh. Siç e dini një ndër asetet dhe potencialet që e kanë Kosova dhe Shqipëria, dhe do të shohim që shqiptarët të shfrytëzojnë këtë potencial duke bashkëpunu me mërgatën.

Kuvendi i Shqipërisë të miratojë deklaratën që do të dënonte gjenocidin e Serbisë”, tha u.d e Presidentit.