Ndryshimi i librave të historisë, Carovska: Historia do të bashkohet me shoqërinë

Kryetari i Komisionit të Përbashkët, Dragi Gjorgjiev tha se do të ishte i kënaqur në qoftë se Komisioni rezulton me tekste të reja shkollore, jo për shkak që e kërkon Bullgaria, por pasi që është e nevojshme përmirësimi i nivelit. Ai theksoi se që kolegët bullgarë insistojnë që në pikëpamjet e tyre si e vetmja mundësi që mund të përfshihet në librat shkollor. Por, nëse ka hapësirë për ndryshime në librat shkollore, ajo do i referohet Bullgarisë dhe jo vetëm Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Në problemin kryesor qëndrojnë qasjet e ndryshme në interpretimin e procesit historik, ngjarjet dhe personalitetet, qasja për të kuptuar dhe bërë rekomandimet për tekstet shkollore. Egziston një prirje që vërejtjet bullgare për tekstet maqedonase të jenë të konkretizuar në frymën e rrëfimit të tyre dhe ato të imponohen si të vetme. Kjo veçanarisht erdhi në shprehje në debatin për Car Saumil, përkundër qasjes tonë të multiperspektivitetit, i cili mundëson nxënësit ta zhvillojnë mendimin kritik”, deklaroi Dragi Gjorgiev, kryetar i Komisionit të Përbashkët.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tha se nuk ka asgjë për diskutim, nuk do të largohen lënda e historisë por vetëm do të bashkohet me shkencat shoqërore.

“Arsimi fillor është baza e arsimimit, dhe për këtë arsye ndryshimet i fillojmë prej këtu. Koncepcioni i ri do të thotë më shumë kohë në shkollë, më pak lëndë, dhe bashkimin e shumë lëndëve në një, më shumë interaksion ndërmjet mësuesëve dhe nxënësve dhe midis vetë nxënësve”, deklaroi Milla Carovska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Numri një i arsimit potencoi se ky koncepcion është i zhvilluar dhe janë temelet e analizave të konceptit të cilët japin rezultatet e duhura. Dhe se kjo i ndihmonë nxënësve të mësojnë për tema të caktuara, dhe iu mundëson atyre të rrisin potencialin e tyre . Ajo njëashtu tha se ideja është të krijohet një rini që kanë vizion evropian.