Osmani: Njerëzit e shohin dhe e dinë se kush mundet, kush ka parime dhe kush ka vizion

Ju e shihni se opozita maqedonase thotë se BDI e kontrollon Qeverinë, po shqiptarizohet gjithçka, opozita shqiptare thotë se BDI nuk bën asgjë. Prandaj them se jemi shumë konfident se njerëzit e shohin dhe e dinë se, kush mundet, kush ka parime, kush ka vizion, lidership dhe kapital njerëzor të cilin nuk e ka askush tjetër.
Kështu ka deklaruar në intervistën e sotme për TV21, kryediplomati Bujar Osmani.

Marketing

“Njerëzit janë vlerësuesit më të mirë. Dhe do e vlerësojnë edhe qëndrimin e opozitën maqedonase se në po kontrollojmë gjithçka në shtet edhe qëndrimin e opozitës shqiptare se ne nuk po bëjmë asgjë në Qeveri. Dhe, ata janë ata të cilët do të vlerësojnë në fund se çka bëjmë ne dhe çka dimë të bëjmë ne”, ka thënë më tutje Osmani.

Ministri Osmani ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e mbajtjes së kursit europian.
“Europa nuk e ndjen a je ti brenda a nuk je. Është për ne vitale të jemi në BE. Është vitale për t’i mbajtur njerëzit këtu. Është vitale për të ngrit standardit jetësor, për të bërë sistem shoqëror që është në bazë të vlerave europiane. Shihni Rumaninë, GDP për 10 herë rritet për një periudhë të shkurtër pas anëtarësimit në BE. Merreni si shembull jetën ne Bullgari para anëtarësimit në BE dhe pas anëtarësimit në BE”, deklaroi Osmani.