Osmani: Nota unilaterale e Bullgarisë për gjuhën maqedonase nuk ka rëndësi juridike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp komentoi notën unilaterale që Bullgaria ka dërguar deri tek vendet e BE-së në lidhej me gjuhën maqedonase. Osmani tha se e njëjta notë është dërguar në OKB në vitin 2018 dhe se e njëjta nuk ka rëndësi juridike pasi Sofja ka miratuar kornizën e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, ku gjuha maqedonase është e pastër.

Marketing

“Notë unilaterale për gjuhën Republika e Bullgarisë ka dërguar prej vitit 2018, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, kur në kartën e OKB-së u shkrua gjuha maqedonase sipas Marrëveshjes së Prespës, deri tek OKB Bullgaria dërgoi notë me të njëjtën përmbajtje. Për fat të keq atëherë nuk iu prezantua publikut, për këtë publiku nuk e di se kjo ka ndodhur që prej para 5 viteve, për të gjitha vendet e OKB-së. Tani po bëhet e njëjta notë edhe deri tek BE, që tashmë është dërguar në vitin 2018, dhe që nuk ka asnjë kuptim juridik, sepse Republika e Bullgarisë votoi për kornizë ku gjuha maqedonase është e pastër”, tha mes tjerash Osmani.