Osmani: Nuk ka interes më të rëndësishëm etnik për shqiptarët nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot është deklaruar në lidhje me qëndrimin e Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami dhe Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Sela, për kushtëzimin e votës “për” ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Ka dyshime për një dorë të fshehur, gjatë ditëve të fundit në këtë proces. Nuk dua të them se shqiptarët janë pjesë e kësaj dore të fshehur, të cilët tentojnë ta komprometojnë këtë proces, por nganjëherë, nga mosgjetja, nga mospasja e një eksperience të mjaftueshme, ndodh që të krijoni një perceptim të tillë.

Shërbimi më i keq që mund t’ia bëni shqiptarëve, është të prezantoni para botës se shqiptarët janë duke e bllokuar procesin integrues. Nuk dua të mendojnë ndërkombëtarët që shqiptarët janë duke e bllokuar procesin euro-integrues të Maqedonisë”, tha Osmani.