Osmani: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Bujar Osmani ka theksuar se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale, për shkak se ka çështje të rëndësishme që duhet të vijojnë të zgjidhen pas mbylljes së procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

“Duhet ratifikimi i anëtarësimit në NATO, duhet filluar negociata me BE, duhet fokusuar në planin ekonomik. Shtetit meriton një mandat të plotë qeverisës për të zgjidhur çështjet e rëndësishme për qytetarët ku në fokus do të ishte ekonomia dhe reformat, përmirësimi i standardit jetësor të qytetarit”, theksoi Osmani për Telma. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të rregulltat dhe të mbahen më 2020, ndërsa maxhoranca aktuale ka numrat stabil dhe një agjendë të definuar. “Nëse dikush do të dëshironte zgjedhje, kjo do të ishte BDI, pasi që të gjitha anketat tregojnë rejtingun që e kemi tek elektorati dhe se do të arriheshin rezultate edhe më të mira”, theksoi zv/kryeministri Osmani.

Marketing