Osmani: Nuk ka zgjidhje magjike Ad-Hok për ndotjen e ajrit, përkundrazi, vetëm me aktivitete afatgjate dhe të qëndrueshme mund të sigurohen rezultate

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt takim donatorësh ku u prezantua programi Qeveritar për uljen e ndotjes së ajrit ku fjalët e tyre kishin Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Ministri për Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki, si dhe udhëheqësi i grupit inter- resorial për menaxhimin me ndotjen, Jani Makraduli.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu mirënjohje për interesimin e donatorëve në vend, ku edhe potencoi se takimi i sotëm i donatorëve përkushtuar për prezantimin e programit Qeveritar për uljen ndotjes paraqet mundësi të shkëlqyer për ta, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë tregohen vendet ku ata më saktë dhe më efektiv mund të intervenojnë me donacionet e tyre.

“Ajri i ndotur është një nga problemet më shqetësuese me të cilin po ballafaqohet Qeveria, për të cilën nuk ka zgjidhje magjike ad-hok, përkundrazi vetëm me strategji afatgjate dhe të qëndrueshme mund të ballafaqohemi me këtë sfidë”- theksoi Osmani, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces të shtrenjtë, për të cilin pret mbështetje thelbësore edhe prej më shumë donatorëve në drejtim të implementimit të përshpejtuar të programit Qeveritar.

Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki, potencoi urgjencën e sfidës, duke theksuar se dekadën e kaluar, disa qytete të vendit, në veçanti Shkupi, Tetova dhe Manastiri janë ndër 10 qytetet më të ndotura në vend. Duraki para donatorëve potencoi se ministria tani më punon me disa donatorë në më shumë iniciativa, dhe se pret që programi Qeveritar ti tregojë rezultatet e para gjatë dy viteve të ardhshme, si bazë për ndërtimin e strategjisë afatgjate për menaxhim të përgjithshëm me këtë problematikë. “Masat për të cilat tani kërkojmë mjete duhet të sigurojnë zvogëlimin e ndotjes në qytetet e mëdha deri në 50%, që është referim i vërtetë për kontrollim të suksesit të këtij programi, si dhe bazë për avancimin në strategjinë afatgjate”- theksoi Duraki.

Në konferencë planin Qeveritar prezantoi udhëheqësi inter- sektorial i grupit punues për menaxhim me ndotjen, Jani Makraduli, duke theksuar masat e marra të analizës së shkaktuesve, si dhe aktiviteteve të ofruara për implementimin e tyre. “Suksesi i menaxhimit të kësaj sfide varet edhe nga gjerësia e masave, intensitetit, që do të zbatohen, gjë që në masë të madhe pastaj varet nga mundësia e sigurimit të sa më shumë mjeteve për këtë qëllim” – shtoi Jani, duke theksuar në mënyrë precize për pjesët dhe aktivitetet e parapara në programin Qeveritar, ku mjetet e donatorëve do të kenë efekt më të madh.

Në konferencën e donatorëve u miratuan konkludime për koordinimin e ndihmës së huaj përkushtuar për menaxhim me ajrin e ndotur, si dhe intensifikimin e komunikimit me qëllim të shpërndarjes efektive të mjeteve.