Osmani: Nuk kam asgjë për të fshehur- as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes deklaratës me shkrim është prononcuar lidhur me lakimin e emrit të tij në media kinse është pjesë e hetimeve të reja të PSP-së.
Në vazhdim sjellim deklaratën e plotë të Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani.

Marketing

Deklaratë e Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani
Të nderuar
Informacioni rreth hapjes së hetimeve nga ana e PS-së, edhe pse më parë si spekulim e kisha dëgjuar dhe lexuar nëpër mediume, ishte befasi për mua e veçanërisht potencimi i emrit tim në kontekst të keqpërdorimeve eventuale.

Në karrierën time dhe në përgjithësi në karrierën time profesionale si Ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendës Kryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe duke u bazuar në të njëjtin parim dua të përcjell disa mesazhe:

Hetimin e inicuar e konsideroj si normal, korrekt dhe obligim profesional i Prokurorisë dhe në atë drejtim jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale Publike si dhe në cilin do organ tjetër të drejtësisë në vend, për bashkëpunim në interes të identifikimit të gjendjes faktike në tërësi.

Dua të theksoj se nuk kam asgjë për të fshehur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse ekziston një gjë e tillë.
Ju faleminderit,

Marketing