Osmani: Nuk mund ta parashikoj qëndrimin bullgar

Minsitri i punëve të jashtme, Bujar Osmani thotë se nuk mund të parashikoj nëse Bullgaria do të pengojë apo jo konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së që do të tënkuptonte fillimin e biseimeve për anëtarësim.

Marketing

Osmani thotë se ka hapsirë të sqarohen disa çështje siç është shkurtesa e emrit të shtetit, të sqarohet se nuk paraqet referencë ndaj rajonit historik Maqedonia, çështjet e rehabilitimit të viktimave të komunzmit, mospërzierja në punët e brendëshme të fqinjëve, çështjet e bashkëpunimit të ndërsjelltë, përpilimin e planeve aksionale, apo për lidhshmëri infrastrukturore mes dy shteteve. Megjithatë Osmani tha se nuk e di nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për palën bullgare që të mbështesë procesin evropian.

“Kemi raport të shkëlqyer nga komisioni evropjan i cili na vlerëson si kandidatët më të mirë në rajon me note 3,5 nga gadishmëria e përgjithshme për anëtarësim, nga 1 deri në 5. Pesa do të thot të përgaditur për anëtarësim. Edhe në kriteret politike, edhe ekonomike, edhe në harmonizimin e ligjve tona. Procesi evropjan ka të bëj me këto çështje, dhe mendoj se këtu i plotësojmë kushtet, kuptohet çdo vend anëtar mund të ketë qëndrimin e sajë, ky process kërkon konsenzus, në BE. Mendoj se zgjidhja është te kthimi i mirbesimit te marrveshja dhe vazhdimi i shfrytëuzimit të instrumenteve që i parasheh marrveshja siç janë komisionet” – tha Ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu  tha se deri të mërkurën do të bëhen përpjekje maksimale për ta bindur Bullgarinë që të mos e bllokojë fillimin e bisedimeve.

Mickovski: Protesta nëse dëmtohen interesat maqedonase

Ndërkohë Kreu i VMRO-DPMNE-së  Hristijan Mickovski  ka deklaruar se do të mbështesë qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev nëse arrinë marrëveshje me Bullgarinë, duke pas parasysh interesat kombëtare, në të kundërtën do të kundërshtojë duke mos përjashtuar as protestat në gjithë vendin.

“Në rast se qeveria arrin zgjidhje, duke mbrojtur gjuhën tonë maqedonase dhe historinë, nëse qeveria arrin marrëveshje duke mos heq dorë nga pakica jonë në Bullgari, në rast se qeveria arrin zgjidhje që do të mbroj historinë, në raste se qeveria arrin zgjidhje që okupatorët të mos shndërrohen në administratorë, atëherë unë do të qëndroj këtu para jush do tua shtrëngoj dorën dhe do tu uroj për marrëveshjen. Por njëkohësisht në rast se qeveria tenton të negocioj për zgjidhje që mohon identiteti dhe gjuhën tonë, për zgjidhje që do t’i nënçmoj heronjtë tonë, në rast se negocon për zgjidhje me të cilën do të heq dorë nga pakica paqedonase te fqiu ynë lindorë, atëherë unë ju premtoj se do t’ju ndodhë populli, në të njëjtën ditë nëpër gjithë Maqedoninë”. – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Qeveria bullgare definon korrnizën negociuese 

Nga ana tjetër Qeveria bullgare në seancë të jashtëzakonshme on-line të premtën e konfirmoi qëndrimin e Sofjes zyrtare për kornizat negociuese për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, që duhet të shqyrtohen në takimin e Këshillit për P  unë të Përgjithshme më 17 nëntor, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, pa dhënë detaje lidhur me pozitën e konfirmuar.

Në takimin e fundit të ambasadorëve të BE-së më 6 nëntor, Bullgaria e kundërshtoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria ka vërejtje për moszbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, për çështje historike, por edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së, në të cilin duhet të miratohet korniza negociatore, ishte planifikuar fillimisht për 10 nëntor, por u shty për 17 nëntor, duke i dhënë Shkupit, Sofjes dhe kryesimit gjerman kohë shtesë për të harmonizuar qëndrimet.