Osmani: Nuk po bashkohet opozita, por përçahen shqiptarët! Ja nga kush

Me një hap copëtohen tri parti politike – BESA, Alternativa dhe një pjesë e BDI-së. Si strukturë, nuk e kontestoj, të gjithë kanë të drejtë të organizohen, por si synim mendoj se janë anakronikë ndaj drejtimeve nëpër të cilat po lëviz shteti, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët.

Marketing

Ai informoi se është një qendër hibride politike, ku ka një marrëveshje për tri konkluzione kryesore. Siç tha ai, e para është mosndëshkimi i ndërsjellë, pra një marrëveshje mes liderëve politikë, partive apo oligarkëve, për mosndëshkim reciprok në periudhën e ardhshme apo mbrojtje reciproke.

E dyta është ruajtja monopolit dhe e treta është copëtimi i skenës politike shqiptare, për shkak të idesë se me konsolidimin e skenës politike shqiptare rrezikohet një monopol politiko-ekonomik.

“Këto janë tre konkluzionet që sipas informacioneve tona ka bërë kjo qendër politike oligarkike. Si strukturë, nuk e kontestoj, të gjithë kanë të drejtë të organizohen, por si qëllim, mendoj se janë anakronikë ndaj drejtimeve në të cilat po lëviz shteti, sepse ajo që po përpiqej të bënte BDI ishte integrimi. Ka pasur reagime se si një shqiptar mund të jetë ministër i Jashtëm në kushte të tilla. Por synimi ynë është që të gjithë të ndihen pjesë e këtij shteti të përbashkët. Nëse jam ministër i Punëve të Jashtme, si qytetar i Maqedonisë së Veriut, do të punoj pa emocione, pra pa paragjykime, nëse mendoj se është në interes të shtetit. BDI-ja arriti që shqiptarët ta ndjejnë vendin si të vetin”, tha Osmani.