Osmani: Oferta politike e BDI-së është e vetmja me program

Zëvendës kryeministri, Bujar Osmani, ka cekur se fushata e BDI-së është fushatë dinjitoze dhe pozitive, duke ftuar aktivistët dhe mbështetësit të vijojnë sikur deri tash, pa sharje e pa ofendime. Ndërsa për opozitën ka cekur se ata shajnë sepse s’kanë çka të ofrojnë, bërtasin se nuk kanë argumente.

Marketing

Më tej, z. Bujar Osmani ka theksuar se në 100 ditët e para do të ketë ligj për pensione sociale për të gjitha gratë pa stazh, themelimin e gjykatës së lartë për barazi, veting për të gjithë zyrtarët publikë, 20 mijë euro kredi pa kamatë për banesa të familjeve të reja, 20 mijë euro për fermerët e rinj.

Ai që e bëri Kryetarin e parë të Kuvendit shqiptar, e bën edhe Kryeministrin e parë shqiptar, ka shkruar, z. Bujar Osmani.

Ja postimi i plotë i z. Bujar Osmani:

Të dashur mbështetës dhe aktivist të BDI-së, ju përgëzoj për fushatën dinjitoze dhe pozitive. Vazhdoni ashtu edhe këto ditë, pa sharje, pa ofendime, pa u marrë me tjerët. Jemi të vetmit me ofertë konkrete politike dhe program profesional. Ata shajnë se nuk kanë cka ofrojnë, bërtasin se nuk kanë argumente. Janë në panikë. Kurse ju, të qetë flitni me njerëzit për kryeministrin e parë shqiptar, thuani njerëzve se ai që e ka bë kryetarin e kuvendit e bën edhe kryeministrin, folni për ligjin që do e miratojmë në 100 ditët e para për pensione sociale për gjitha gratë pa asnjë ditë stazh, për themelimin e gjykatës së lartë të barazisë, se do i mbulojmë kontributet shëndetësore dhe sociale kompanive private nëse punësojnë shqiptar, për vetingun e çdo bartêsi të posteve publike, për zero tatim për çdo punësim të të rinjëve nën 35 vjet, për 20 mijë euro kredi pa kamatë për familjet e reja për të siguruar banesë, për 20 mijë euro për fermerët e rinjë. Jeni krenar që ju jeni adresa ku shqiptarët thirin për çfardo brenge, shqetsimi apo nevoje dhe ju asnjëherë nuk keni hezituar tu përgjigjeni në çfardo kohe të ditës. Se numrat tuaj të telefonit, shqiptarët i kanë adresa që u japin qetësi në ditë të vështira dhe të mira. Bisedoni edhe këto ditë me çdo qytetare dhe bashkë t’a realizojmë ëndrrën!