Osmani optimist se ka mundësi për kompromis për Ligjin e prokurorisë publike

Institucionet e sistemit të drejtësisë duhet të përcjellin një porosi të qartë në Bruksel, se kanë kapacitet dhe mbeten të përkushtuar për zbardhjen e plotë të rastit “Reketi”, duke i përballur me drejtësinë të gjithë ata që kanë shkelur ligjet dhe janë të përfshirë në vepra kriminale, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri për Integrime, Bujar Osmani.

Marketing

“Rasti ‘Reketi’ paraqet një test pikërisht si letra e lakmuesit para vendimit të madh në tetor të Këshillit të Evropës që të shqyrtohet nëse institucionet janë pjekur me reformat që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe”.

“Mendimi im është se këtë situatë krize mund ta konvertojmë, ta shndërrojmë në një mundësi nëse institucionet me të vërtetë reagojnë me seriozitet dhe efikasitet dhe në mënyrë transparente angazhohen për zbardhjen e këtij rasti deri në fund, pavarësisht se çfarë implikimesh politike mund të ngërthejë. Kriminalitet dhe kriminelë ka gjithkund, por dallimin mes shteteve e bën ajo nëse ka ose jo institucione, të cilat arrijnë të ballafaqohen në mënyrë të paanshme”, vlerëson Bujar Osmani.

Ai shton se është e nevojshme vullneti politik që të tejkalohen të gjitha këto dallime.

E gjitha është në linjat e kuqe të cilat i ka vendosur BE megjithatë edhe ne si qeveri duhet të ketë institucion që do të përballet me kriminalitet në nivel të lartë dhe gjithë ato lëndë në përgjime dhe jashtë saj ku ka indikacione duhet të zbardhen, thekson kështu Osmani.

Në lidhje me rastin Harac ai thekson se është një test para vendimit të madh të tetorit nga Këshilli i BE për të parë nëse institucionet janë reformuar nga periudha e kaluar.