



Rruga eurointegruese e vendit zhbllokohet vetëm po qe se Sofja zyrtare jep dritë jeshile, ripërsërit ministri i jashtëm Bujar Osmani. Ai thotë se përkrahjet që vijnë nga SHBA-të dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtar kanë rolin e vet, por pa konsensus të 27 vendeve të BE-së, RMV nuk mund t’i fillojë bisedimet. Thekson se vazhdojnë bisedimet me Sofjen por nuk e di se si mund të jetë epilogu i komunikimeve dypalëshe.
“Nëse ndonjë shtet në këtë rast siç është Bullgaria nuk jep dritë jeshile për nisjen e bisedimeve, çfarëdo vendimi të sillet nga 26 vendet tjera, vendimi është jovalid poqëse nuk japin mbështetje 27 shtetet. Ne punojmë në dy drejtime: me Bullgarinë në mënyrë bilaterale me komunikim intensiv; mes dy ministrive dhe mundohemi në këtë periudhë derisa nuk ka qeveri politike të zhvillojmë mënyra që si të gjendet zgjidhje e dobishme për të dyja shtetet. Gjithashtu bisedojmë edhe BE-në sepse e dini se për BE-në është me rëndësi ta ruajnë procesin. A nuk duan kontest bilateral ne procesin evropian.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Minsitri Osmani sqarohet edhe për futjen e komunitetit bullgar në kushtetutë. Thotë se deri në këto momente nuk ka pasur iniciativë nga asnjëra palë, por shton se karakteri multientik i shtetit e njeh organizimin etnik të komuniteteve, dhe nëse një grup etnik dëshiron ti ruajë atributet kombëtare, shteti duhet të garantojë një të drejtë të atillë.
: