Osmani: Pa negociata me BE-në ka rrezik nga kolapsi i të gjitha proceseve në vend

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për MIA-n thotë se me rëndësi thelbësore është që negociatat me BE-në të fillojnë pa shtyerje, sepse në të kundërtën, ekzistojnë rreziqe edhe për vendin edhe për rajonin, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Osmani, i cili sot ndodhet për vizitë në Bruksel, paralajmëron se konteksti politik në Bashkimin Evropian është shumë i paparashikueshëm për shkak të zgjedhjeve në BE, por edhe se është optimist.

“Ajo që mua më jep optimizëm është se nuk ka portofol më të mirë se i joni, aq është i fuqishëm sa që vështirë injorohet, dhe së dyti se nuk ka alternativë. Alternativa nga mossuksesi i këtij rrëfimi është e tmerrshme”, porositë zëvendëskryeministri.

“Rreziqet”, thotë Osmani, “janë kolapsi të gjitha proceseve pozitive që janë edhe në shtet edhe në rajon”.
Ai është i bindur se edhe në institucionet evropiane dhe në vendet anëtare të gjithë janë të vetëdijshëm për këto rreziqe.

“Nëse dikush e heqë atë perspektivë, e tërë strategjia dështon”. Ky është argumenti ynë, se ky rrëfim është aq i fuqishëm, aq i tejkalon kufijtë tanë sa që injorimi do të jetë porosi e keqe edhe për shtetin edhe për rajonin si dhe për tërë idenë evropiane, thotë për MIA-n Bujar Osmani.

Për kapacitetin administrativ për negociatat, Osmani, i cili njëherit është edhe negociues kryesor politik në këtë proces, thotë se themelet janë vendosur nga ana e Qeverisë, edhe pse mbetet të sillen edhe disa vendime, si për shembull kush do të jetë pjesë e strukturës negociuese. Por, se nxitja kryesore për administratën dhe për tërë shoqërinë do të vijë kur do të fillojnë negociatat formale.

“Ne përgatitemi tërë kohën, megjithatë aktet finale që duhet të kalojnë në Qeveri, në të cilat definohet, për shembull, organizatat joqeveritare nëse do të jenë në grupet punuese brenda, sipas modelit malazez, apo do të jenë anash në proces, siç është modeli serb, cili do të jetë roli i SÇE, cili do të jetë roli i institucioneve të tjera.
“Këto akte finale nuk kanë kaluar në Qeveri sepse e ndjekim procesin politik në kuptim të fillimit të negociatave. Unë mendoj se vetëm na mungon kapsolla inicuese”, konsideron Osmani.

Qindra persona janë paraqitur në konkursin për interesim, të publikuar vitin e kaluar, ndërsa janë bërë edhe lista të ekspertëve në bashkëpunim me ASHAM-in dhe universitetet të cilat do të ndihmojnë në proces.
Në vetë sekretariatin për Çështje Evropiane, ndërkaq, janë avancuar njerëz me përvojë dhe njohuri adekuate dhe po ndërmerren masat e nevojshme për ruajtjen e kuadrit, pohon kryenegociuesi.
Megjithatë, thekson ai, gjatë negociatave, graviteti do të jetë në vetë ministritë e angazhuara për secilin kapitull, e jo në SÇE-në.
Udhëheqësit do të vijnë nga ministritë, ndërsa zëvendës udhëheqësit do të jenë nga SÇE-ja për mbështetje të procesit.

“SÇE do të jetë sekretariati i grupit negociues dhe i delegacionit shtetëror, por gravitetiduhet të jetë në ministritë që i mbulojnë kapitujt. Edhe krijimin e kapacitetit njerëzor duhet ta fokusojmë në ministri. Për shembull, ministria e Ekonomisë mbulon madje shtatë kapituj. Nëse Ministria e Ekonomisë është e përgatitur për të gjitha të shtatat? Për momentin nuk është. Dhe prandaj e bëjmë këtë kombinim, njerëzit që janë në administratë, në akademi, nëpër oda, në organizatat joqeveritare dhe grupin punues, aktivizohen kur fillon procesi, thotë Osmani.

Maqedonia e Veriut tashmë gjatë skriningut bilateral do të duhet t’i aktivizojë grupet e punës dhe t’i mobilizojë edhe administratën edhe ekspertë, shton zëvendëskryeministri.
Do t’i zgjedhim të gjitha aktet, me propozim të negociuesit kryesor politik, në koordinim me atë teknik, me propozim të Qeverisë. Nuk do t’i emërojnë ministrat por negociuesi kryesor politik dhe kryesori teknik, kështu që do të kemi kujdes që ato emërime të jenë profesionale dhe të mos i emërojnë ministrat në suaza të kabineteve të veta”, deklaroi Osmani për MIA-n, në pyetjen nëse ekziston rreziku nga politizimi i kësaj strukture.

Marketing